Pastruesi që sfidoi Mourinhon

Futboll

Pastruesi që sfidoi Mourinhon

Më: 15 janar 2021 Në ora: 12:34
Pastruesi që sfidoi Mourinhon

Djaloshi Xhejms Barrigan realizoi para 5 ditësh një nga momentet më të bukura të jetës së tij, që do nuk do fshijë  kurrë nga kujtesa. Pastruesi i mbeturinave nga Marina u përball të dielën e kaluar me ekipin e Totenhemit në raundin e tretë të FA Cup, ku “Spurs” fituan 0-5 ndaj skuadrës së rangut inferior anglez. 

Mëngjesin e së hënës djaloshi Barrigan u bë heroi i lagjes ku banonte, por dhe i komunitetit të zonës pasi shfrytëzoi shansin e madh për të luajtur kundër një skuadre të fortë në Angli dhe Europë si Totenhemi, por mbi të gjitha ndaj Hoze Murinjos, njërit prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit botëor.

Xhejmsi nuk pati kohë të mjaftueshme të shplodhej teksa këtë të hënë ai duhej të shkonte në punë që në 5 të mëngjesit për të zbrazur koshat e mbeturinave të Marinës.

Ky kujtim për të është njësoj si të ketë fituar Kupën e Botës dhe natyrisht që ka për t’u treguar fëmijëve të tij të ardhshëm dhe njerëzve të ndryshëm se një ditë u përball me Jose Mourinhon, atë person që shumë veta ëndërrojnë ta takojnë një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat