Mojica nuk bind Gasperinin

Futboll

Mojica nuk bind Gasperinin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:16
Mojica nuk bind Gasperinin

Mojica nuk bind Gasperinin, mbyllet para kohe huazimi!

Anësori 28-vjeçar kolumbian, Johan Mojica ka mbyllur eksperiencën te Atalanta, pas vetëm 4 muajsh, sepse klubi bergamask ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes.

Futbollisti iu bashkua italianëve në huazim me të drejtë blerjeje nga klubi i Gironës, por nuk arriti të bindë trajnerin Gasperini dhe u rikthye para kohe te skuadra spanjolle, që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.

Gjatë kësaj periudhe, Mojica luajti 11 ndeshje në kampionat dhe 2 në Ligën e Kampionëve, shumicën e të cilave duke ardhur nga pankina, ndërsa tani do të rikthehet në Segunda Division në Spanjë, për të luajtur me Gironën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat