Lazio ‘leksion’ Romës në derbin e kryeqytetit italian

Futboll

Lazio ‘leksion’ Romës në derbin e kryeqytetit italian

Më: 15 janar 2021 Në ora: 22:47
Foto Ilustrim

Lazio ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së 18-të të Serie A.

Bardhëekaltërit ishin më të disponuar për lojë dhe filluan sulmet shumë herët drejt portës së romakëve.

Ciro Immobile përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Romës, duke shënuar për 1-0 në minutën e 14-të të takimit.

Kur Roma pritej të kthehet në lojë Lazio e shokon sërish, pas një gabimi të njëjtë nga mbrojtja romake.

Manuel Lazzari asiston te Luis Alberto i cili me një goditje të saktë shënon në portën e Pau Lopez për 2-0.

Pjesa e parë nuk solli më shumë, ndërsa e dyta nisi më mirë sërish për Lazion.

Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile, ishin rë rrezikshëm në fillim të fraksionit të dytë, por pa sukses.

Në minutën e 67-të u mbyll edhe dilema e fituesit pasi Lazios shënoi golin e tretë.

Jean Akpa Akpro asistoi te Luis Alberto i cili gjen bukur hapësirat dhe me një goditje të saktë shënoi për 3-0.

Në këtë ndeshje kishte edhe pak minuta për Vedat Muriqin i cili e shijoi fitoren e parë në derbi me fanellën e Lazios.

Pas kësaj ndeshje Roma mbetet e treta me 34 pikë, ndërsa Lazio ngjitet në pozitën e shtatë me 31 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat