Spanjollët vajtojnë lëndimin e lojtarit në duel me Prishtinën

Futboll

Spanjollët vajtojnë lëndimin e lojtarit në duel me Prishtinën

Nga: K.G. Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:06
Spanjollët vajtojnë lëndimin e lojtarit në duel me Prishtinën

Media spanjolle “Mundodeportivo” ka shkruar për sfidën e djeshme mes Barcelonës dhe Mabetex Prishtinës, që u fitua me rezultat 9:2 nga katalunasit në kuadër të Champions League në futsall.

“Futsal Barça filloi mbrojtjen e titullit të UEFA-s në Champions League pa surpriza, me një humbje të thellë të Prishtinës nga Kosova (9:2) dhe vazhduan në fazën e 8-tës së finales, por te ekipi i Barcelonës u lëndua kapiteni Sergio Lozano. 

Ai pësoi një dëmtim në gju të djathtë që mund të tregoi fundin e sezonit të tij”, shkruan media spanjolle. 

“Lëndimi i Lozanos e la Barçën të shqetësuar, por ekipi i Andreu Plaza vazhdoi të thellonte epërsinë”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat