Shkupi përgatitet me intensitet në Antalia

Futboll

Shkupi përgatitet me intensitet në Antalia

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:16
Shkupi përgatitet me intensitet në Antalia

Skuadra e FC Shkupit pas arritjes në orët e vona të mbrëmjes në Antalia, nuk ka humbur kohë dhe ka shfrytëzuar ditën për të zhvilluar dhe stërvitjen e parë.

"Sigurisht se ekipi është pritur nga trajneri Hasan Ozan dhe ndihmësit e tij, të cilët fillimisht pasi janë njoftuar me lojtarët, kanë marrë urdhrat për të filluar dhe me punë.

Ekipi ka kaluar me sukses stërvitjen e parë dhe tani më nga dita e sotme do të kenë nga dy seanca stërvitore, të kombinuara në palestër dhe terren të hapur.

Gjithashtu në takimin e parë prezent ishte edhe pronari i klubit, Ogun Aydin, i cili fillimisht ju dëshiroi mirëseardhje ekipit, duke i komplimentuar për sezonin vjeshtor, njëkohësisht duke ju dëshiruar përgatitje kualitative dhe suksese në sezonin pranveror", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat