Bruno hap librin e rekordeve edhe në Premierligë

Futboll

Bruno hap librin e rekordeve edhe në Premierligë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:39
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes është duke u vlerësuar si njëri nga transferimet më të suksesshme në skuadrën e Manchester United.

Djajtë e Kuq për momentin janë lider të Premierligës me 36 pikë të grumbulluara.

Njëri ndër lojtarët me paraqitjet më të mira në ndeshjet e fundit ka qenë padyshim portugezi, Bruno Fernandes, i cili ka udhëhequr klubin përpara.

Ai ka realizuar 15 gola dhe në anën tjetër ka asistuar edhe nëntë herë për bashkë lojtaret e tij.

Gjithë këto statistika kanë ndikuar që 26 vjeçari të emërohet lojtari i muajit dhjetor në Premierligë.

Pas kësaj arritje, ai u bë lojtari i parë të fitojë këtë çmim katër herë brenda një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat