Gruaja e futbollisti sulmon Tottenhamin

Futboll

Gruaja e futbollisti sulmon Tottenhamin

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:32
Gruaja e futbollisti sulmon Tottenhamin

Thiago Silva u transferua të Chelsea verën e kaluar me një pedigre të madhe.

Braziliani ka qenë një prej mbrojtësve më të mirë në botë përgjatë karrierës së tij, duke shkëlqyer te klube si Milani dhe Paris Saint-Germaini.

Mirëpo, kishte shqetësime se Silvas, 36-vjeçar, tashmë i kishte kaluar koha.

Ai arriti t’u përgjigjet kritikëve me disa paraqitje brilante për klubin nga Londra.

Silva u përshtat mirë në Premier League dhe ka qenë shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e Frank Lampardit.

Derisa braziliani po impresionon në fushë, gruaja e tij, Isabella ka rrëmbyer kryetitujt jashtë saj.

Isabelle ka nxitur shumë reagime me komentet e saj në rrjetet sociale së fundmi.

Andy Robertson postoi një video në ‘Tiktok’ ku shihet ai duke e rrëzuar Jorginhon me një lëvizje të mirë kur Liverpooli u ndesh me Chelsean më herët këtë sezon.

Por Isabelle nuk mundi ta linte me aq. Ajo i doli në mbrojtje italianit, duke shkruar: ”Chilwell është më i mirë se ti shoku, ti u mposhte nga Southamptoni".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat