Cammarata: Mposhtëm një skuadër të fortë

Futboll

Cammarata: Mposhtëm një skuadër të fortë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:06
Cammarata: Mposhtëm një skuadër të fortë

4 pikë në 2 ndeshje përballë dy skuadrave pretendente për titull si Partizani dhe Laçi, start më të mirë për italianin Fabrizio Cammarata në stolin e Apolonisë nuk mund të kishte. Fierakët falë dy rezultateve pozitive në 2 javët e fundit dhe fitores ndaj Kastriotit në fund të 2020-ës, jo vetëm që i janë larguar vendit të fundit në renditje, por kanë kapur Bylisin në vendin e 8-të në kuotën e 12 pikëve. Cammarata vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, ndërsa shtoi se nga tani e tutje të gjithë duhet t’i tremben Apolonisë.

“Ishte shumë e vështirë sepse kishim përballë një skuadër të fortë.

Çunat sot treguan shumë karakter dhe kishin dëshirë të madhe për të fituar. Që kur kam ardhur skuadra po stërvitet shumë mirë, e shoh edhe gjatë seancave. Ata janë shumë të rinj dhe detyra ime është t’i rris sa më shpejt. Raste të humbura?

Se jemi në fund të tabelës, një problem e kemi. Detyra ime është t’i përmirësoj si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.

Do mbrohemi mirë dhe çdo skuadër, që do vijë këtu do ketë më shumë kujdes sepse do përballet me një skuadër më të mirë.

Gjëja e parë që kam bërë këtu i kam dhënë besim skuadrës dhe jam përpjekur tu jap ekuilibër. Pak nga të gjitha sepse nëse kam ardhur këtu kam besuar se skuadra ka vlera dhe pak nga pak do i arrijmë të gjitha”, u shpreh Cammarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat