Rashica futet në minutën e fundit, Werderi triumfon

Futboll

Rashica futet në minutën e fundit, Werderi triumfon

Nga: K.Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:23
Rashica futet në minutën e fundit, Werderi triumfon

Skuadra e Werderit nga Bremeni, triumfon me rezultat 2:0 ndaj Augsburgut, në takimin e javës së 16-të të Bundesliga I.   
Në minutën e 84-të, Gebre Selassie, me dinakërinë e tij shënon për epërsinë e skuadrës së tij.

Tre minuta më vonë, Felix Agu qetëson Werderin, thellon fitoren në 2:0.

Milot Rashica ka qëndruar në bankë deri në minutën e fundit dhe është aktivizuar për Werderin. 

Werderi është në vend të 12-të me 18 pikë, ka një me pak se Augsburg, që gjendet në pozitën e 11-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat