Fabian Ruiz rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Futboll

Fabian Ruiz rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Më: 16 janar 2021 Në ora: 20:24
Fabian Ruiz

Fabian Ruiz ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 në testimin e fundit të kryer tek skuadra e Napolit.

Napoli ka njoftuar përmes një komunikate për medie se të gjitha testet kanë rezultuar negative përpost Fabian Ruiz.

Spanjolli do humbasë duelin ndaj Fiorentinës poashtu edhe duelin e Supercoppa Italiana, ndaj Juventus.

Lojtari është vetizoluar dhe është duke ndjekur protokollin anti-COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat