Lampard: Duhet ta thyeni akullin, e merituam fitoren sonte

Futboll

Lampard: Duhet ta thyeni akullin, e merituam fitoren sonte

Më: 16 janar 2021 Në ora: 21:12
Frank Lampard

Menaxheri i Liverpool, Frank Lampard, është shprehur i kënaqur me fitoren e Chelseat të cilën e arriti ndaj Fulham në kuadër të xhiros së 19-të të Premierligës.

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, u shpreh i kënaqur me fitoren ndaj Fulham, “The Blues” fituan me rezultatin minimal 1-0. 42 vjeçari u shpreh i kënaqur sidomos pas serisë negative që pati skuadra e tij, ai deklaroi se nuk është e lehtë dhe duhet ta thyesh “akullin” që të nxjerrësh rezultat pozitiv.

“Ndjenjë e mirë, nuk është e lehtë me formën tonë të fundit, duhet ta thyesh akullin, edhe pse duket e lehtë me 10 lojtarë, nuk ishte e lehtë”, tha ai.

“Por ne ia dolëm në fund. Patëm presion pas katronit të kuq, sepse duheshim të sulmojmë, të krosojmë, të kërkojmë golin, por nuk ishte e lehtë”, tha strategu anglez.

“Ata kanë qenë në formë të mirë, e keni parë edhe kundër Liverpool dhe Tottenham. Bazuar në formën tonë të fundit ishte më e vështirë se zakonisht”, shtoi ai.

Lampard pati fjalë të mira edhe për Mason Mount, i cili morri notën më të lartë nga të gjithë.

“Mason ishte i mrekullueshëm dhe i meriton komplimentet e mira. Ai duhet të shënojë më shumë gola, ai ka karakterin dhe kualitetin për ta bërë atë”, përfundoi Frank Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat