Vijojnë të shtohen telashet për trajnerin e Napolit

Futboll

Vijojnë të shtohen telashet për trajnerin e Napolit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:04
Vijojnë të shtohen telashet për trajnerin e Napolit

Vijojnë të shtohen telashet për trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso, pasi listës së mungesave i shtohet edhe mesfushori spanjoll Fabian Ruiz, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe është vendosur menjëherë në izolim.

Ky i fundit nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Fiorentinës, por edhe për finalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit, të mërkurën në “Mappei Stadium” të Reggio Emilias.

Përveç Fabian Ruiz, pozitiv me koronavirusi vijon të jetë edhe sulmuesi nigerian Victor Osimhen, i cili gjithashtu po rikuperohet edhe nga një dëmtim në shpatull, prej të cilit vuan që prej muajit nëntor dhe pritet të rikthehet vetëm në janar.

Ndërkohë për shkak dëmtimi Gattuso nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Juventusit të mërkurën, as mbrojtësin grek Kostas Manolas, por shpreson në rikuperimin e plotë të senegalezit Khalidou Koulibaly.

Lajmi i vetëm i mirë për trajnerin e skuadrës napolitane është rikuperimi i sulmuesit holandez Dries Mertens, i cili pritet të luajë disa minuta sot ndaj Fiorentinës, për të qenë plotësisht gati për sfidën ndaj Juventusit të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat