Dajaku: Unë jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur

Futboll

Dajaku: Unë jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:21
Dajaku: Unë jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur

Tashmë është zyrtare, sulmuesi nga Kosova, Leon Dajaku ka firmosur kontratë me skuadrën gjermane, Union Berlin.

Nga Bayerni, 19-vjeçari ka kaluar në huazim një vjeçar me mundësi blerje tek Unioni

Pasi u prezantua si futbollist i tyre, Dajaku tha se ky është një hap i drejtë për të.

“Unë jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua. Union më ofron mundësinë për të fituar një vend në Bundesliga dhe për t’u treguar nivelin më të lartë”.

“Skuadra ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon dhe unë tani jam i lumtur që jam pjesë e saj”, deklaroi Dajaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat