Drejtori sportiv e sheh si thesar

Futboll

Drejtori sportiv e sheh si thesar

Më: 17 janar 2021 Në ora: 17:18
Drejtori sportiv e sheh si thesar

Talenti i Shqipërisë, Albion Ademi, ka shpërthyer në këtë sezon të ri me 14 gola të realizuara në 22 ndeshje te Marinheim. Këto statistika janë mbreslënëse për futbollistin 21-vjeç që ka të ardhmen përpara, me hapësirën për t’u përmirësuar.

Të shumta janë klubet që kanë trokitur në skuadrën finlandeze që të marrin shërbimet e lojtarit të Shqipërisë U-21. Sipas asaj që raporton “Alandstidnignen” bëhet fjalë për Trabzonsporin në Turqi, Baselin në Zvicër, Az Alkmarin në Hollandë, Hajdukun e Splitit në Kroaci dhe Greuther Furth në Gjermani.

Të gjitha këto ekipe kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e Ademit. Ndërkohë për vetë klubin e Marinhem ky lloj interesimi për një lojtar që është pjesë e tyre, vlerësohet si i rrallë.

Për këtë arsye futbollisti kuqezi shihet si thesar, ndërsa drejtori sportiv i ekipit finlandez, Peter Matson, e sheh këtë rast si një ankand që nuk mund të mbyllet kaq lehtë kur kërkesa vjen në rritje: “Po është e vërtetë që janë këto interesime.

Ne po bëjmë gjithçka në mënyrën e duhur dhe po presim se çfarë do të vijë. Besoj se shumë oferta të tjera do të vijnë me kalimine javëve”, ka thënë Mattson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat