Lampard: Werner po tregohet i ashpër me vetën

Futboll

Lampard: Werner po tregohet i ashpër me vetën

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:28
Frank Lampard dhe Timo Werner

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, ka dalë në mbrojtje të Timo Werner i cili nuk ka shënuar në 14 ndeshjet e fundit.

Timo Werner nuk ka shënuar në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, në Premierligë, ai nuk ka shënuar që 10 ndeshje dhe kjo është e pazakontë për sulmuesin gjerman.

Edhe Werner e pranoi se Premierliga nuk ishte e lehtë sa mendoi në fillim, duke pranuar se adaptimi në ligë i duhet dhënë edhe më shumë kohë.

Werner pati një rast për të shënuar ndaj Fulham, por që me portën pothuajse të zbrazur, goditi topin jashtë kuadratit të portës.

“Ai ndoshta po tregohet pak më i ashpër me vetën e tij, normal një sulmues i tipit të tij e bën atë shkaku i golave”, tha ai.

“Kështu mund të arrini majën me dëshirën për të shënuar gola. Jam i lumtur kur e shoh atë të dalë në pozicione shënimi, veçanërisht në këtë të sotshmin ku goditja e tij shkoi anash, por ai do ti shënojë ato në të ardhmen”, tha 42 vjeçari.

“Të jesh i ashpër me vetveten nuk është gjë e keqe, shpresoj që ai e ndjen mbështetjen tonë për të. E vetmja mënyrë të dalësh nga një situatë e tillë është, të stërvitesh më shumë dhe të mbash pozitivitetin dhe qëndrimin”, tha Lampard.

“Ajo mund të ndodhë nga bashkëlojtarët, ata mund ta ndihmojnë, Timo do të rikthehet, ai e ka mbështetjen time të plotë”, përfundoi Frank Lampard.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat