FIFA përjashton zyrtarisht Kieran Trippierin

Futboll

FIFA përjashton zyrtarisht Kieran Trippierin

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:39
Diego Simeone dhe Kieran Trippier

Komisioni i apelit të FIFA-s ka konfirmuar se ka konfirmuar përjashtimin e Kieran Trippiert.

Lojtari fillimisht është akuzuar se ka thyer rregullat e bastvënies në futbollin anglez, derisa nuk do mund të luajë apo stërvitet për Atleticon deri më 28 shkurt.

Pas përjashtimit nga komisioni i apelit, Atletico Madridi kishte bërë një apel, mirëpo as ai nuk është pranuar.

Sidoqoftë, tani FIFA ka lëshuar një njoftim ku thuhet: “Sansksionet tashmë janë marrë në bashkëpunim me Federatën e Anglisë dhe do të jetë i plotfuqishëm në të gjithë botën”.

Si rezultat i diskualifikimit, Trippier do të jetë jashtë fushave për nëntë ndeshje, duke përfshirë këtu takimin ndaj Chelseat në 1/8 e finales.

Lojtari anglez do të jetë një mungesë e madhe për Diego SImeonen, që pa të duhet të mendojë strategji të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat