Haland: Ronaldo është inspirim, ai është një makineri

Futboll

Haland: Ronaldo është inspirim, ai është një makineri

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:59
Haland: Ronaldo është inspirim, ai është një makineri

Kristiano Ronaldo pas gjithë arritjeve të tij në botën e futbollit, sigurisht është një frymëzim edhe për lojtarët më të mirë në moshë.

Dhe, këtu nuk bën përjashtim edhe Erling Haland, një nga më të talentuarit e brezit të ri. Së fundmi, norvegjezi ka theksuar se Ronaldo është një inspirim, ndërsa shton se i pëlqen Bundesliga.

A e ndjek Ronaldon edhe te dieta? “Kam lexuar diçka, por nuk e di nëse është e vërtetë.

Kam programin tim dhe e ndjek, nuk e di nëse janë të njëjta. Sigurisht, ai është një burim inspirimi për mua. Shikojeni, ai është një makineri”.

Viti i parë te Dortmund- “Gjithçka po ecën shumë shpejt prej momentit kur kam firmosur. Ishte mbyllja, më pas nisëm stërvitjen dhe luajtëm pa tifozë. Nuk e kemi idenë e asaj që do të ndodhë, por jam i lumtur të luaj poshtë “Murit të Verdhë”, tifozëve tanë. Shpresoj që ata të kthehen.

Mua më pëlqen Bundesliga, ka shumë skuadra të mira, kundërshtarë të vështirë dhe stadiume të bukura. Më pëlqen, është një kampionat i bukur”, u shpreh Haland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat