Bayern shikon një lojtar

Futboll

Bayern shikon një lojtar

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:23
Bayern shikon një lojtar

Bayern Munichu ka përgatitur ofertë për talentin e Barcelonës, Riqui Puig.

Puig nuk është i lumtur me minutazhën e ulët që i ka ofruar Ronald Koeman dhe pavarësisht kësaj ka rinovuar kontratën.

Sidoqoftë, sipas Todo Fichajes, Bayerni është i gatshëm ta transferojë spanjollin si zëvendësuesi i Thiago Alcantaras.

Thuhet se Barcelona do ta lejojë të largohet për 15 milionë euro, vlerë që menjëherë do paguhet nga gjiganti gjerman.

Puig nuk dihet nëse është i hapur për këtë transferim sepse gjatë verës refuzoi disa klube nga Premierliga dhe pranoi të jetë pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës, shkruan lajm.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do arrihet marrëveshje që do befasonte të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat