Ronaldo: Milani dhe Interi janë shumë të fortë

Futboll

Ronaldo: Milani dhe Interi janë shumë të fortë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:30
Ronaldo: Milani dhe Interi janë shumë të fortë

Festë te Juventusi. Bardhezinjtë fituan Superkupën e Italisë pas fitores 2-0 me Napolin. Golat e fitores u realizuan nga Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata në pjesën e dytë, teksa Andrea Pirlo shijoi trofeun e parë si trajner.

Një mbrëmje e paharrueshme edhe për CR7, i cili shënoi golin e 760 në karrierë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e lojës më të bukur me top. CR7 foli pas ndeshjes, duke lëshuar një mesazh për rivalët në Serie A.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë në një fushë të keqe. Ia dolëm të fitojmë Superkupën, një trofe i rëndësishëm sidomos në aspektin e besimit që do injektojë te skuadra.

Serie A? Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Ne mund ta fitojmë titullin. Do të jetë një betejë e madhe, por kemi shanset tona.

Kemi pasur një qëndrim ndryshe në krahasim me ndeshjen kundër Interit, ndaj të cilëve luajtëm shumë keq. Skuadra luajti keq, por tashmë kaloi ajo ndeshje.

E rëndësishme ishte të fitonim sot, të fitonim besim. Është një titull shumë i rëndësishëm dhe ne jemi shumë të lumtur. Shpresoj që ekipi të fitojë besim në funksion të ndeshjeve të ardhshme“, theksoi ylli “mbreti” i golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat