As përralla nuk është kaq e ekzagjeruar

Futboll

As përralla nuk është kaq e ekzagjeruar

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:56
As përralla nuk është kaq e ekzagjeruar

Nëse mendoni se futbolli flet gjithmonë në gjuhën e shifrave, atje ku ekipet me buxhet më të madh fitojnë kundër atyre me buxhet më të vogël, gaboheni rëndë! Të gjithën këtë teori e hedh poshtë ndeshja e “Copa del Rey” atje ku Alcoyano ka eliminuar Realin e Madridit pas 120 minutash loje.

Për më tepër goli i fitores erdhi për vendasit në momentin që gjendeshin me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq në minutën e 110. Por le të ndalemi edhe njëherë te shifrat, për të kuptuar se edhe vetë përralla është e përmbajtur, për të mos u ekzagjeruar deri në pikën e këtij realiteti të sotëm.

Madrilenët vlejnë në total 782 milionë euro, ndërsa ekipi që i mundi për t’u kualifikuar në fazën tjetër vlen vetëm sa “bishtat” e shifrës së Realit, 2.60 milionë euro.

Një çmenduri që mund të kuptohet vetëm në një mënyrë: “Ekipi që fiton është ai që e dëshiron më shumë fitoren”.

Asgjë tjetër nuk mund të shpjegojë këtë befasi të madhe që vjen nga Spanja, atje ku shuma marramëndëse e shpenzuar merr një leksion të pastër nga pasioni dhe dashuria për punën e bërë. Duket si një përrallë, por nuk është e tillë, pasi edhe vetë përallat nuk janë kaq të ekzagjeruara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat