Morina në shtabin teknik te Vëllaznimi

Futboll

Morina në shtabin teknik te Vëllaznimi

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:41
Morina në shtabin teknik te Vëllaznimi

Në vazhdën e riorganizimit të brendshëm të klubit, Vëllaznimi ka publikuar dje emrat e ri që iu janë bashkuar kuqezinjve.

Shtabit teknik të ekipit junior që do të drejtohet nga Valon Kasapi iu është bashkangjitur edhe trajneri i ri dhe perspektiv, Taulant Morina.

Morina është pajisur me Lincencën C në kursin e organizuar për trajnerë nga Federata e Futbollit të Kosovës në vitin 2019.

“Dua t’ju njoftoj që prej ditës së sotme jam pjesë e stafit të trajnerëve në klubin futbollistik Vëllaznmi,në kategorinë juniore. Është nder dhe kënaqësi t’i shërbej klubit të qytetit tonë, me shpresën që me punë e përgjegjësi, të arrijmë suksese dhe ta ngritim Vëllaznimin aty ku e meriton”, është shprehur Morina.

Kujtojmë që disa prej klubeve të futbollit vendor kanë filluar t’iu japin më shumë hapësira trajnerëve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat