Serie A italiane, ngjitet në krye

Futboll

Serie A italiane, ngjitet në krye

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:33
Serie A italiane, ngjitet në krye

Serie A italiane, ngjitet në “çatinë e botës”, pas plot 14 vitesh, duke fituar titullin e kampionatit më të mirë në botë për vitin 2020-të, sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Viti që sapo u mbyll ka qenë tepër pozitiv për kampionatin italian për sa i përket statistikave, pavarësisht se asnjë nga skuadrat italiane nuk arriti të fitonte tituj ndërkombëtarë.

Seria A ka mposhtur konkurrencën e Premier Ligës, kampionatit brazilian, La Ligës dhe Bundesligës.

Ndërkohë një progres pozitiv ka bërë edhe Kategoria Superiore, duke u ngjitur plotë 28 vende në renditjen e përgjithshme botërore. Kampionati elitar shqiptar mban vendin e 41-të me 305 pikë, ndërkohë që në vitin 2019 renditej në vendin e 69-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat