Sousa është trajneri i ri i Polonisë

Futboll

Sousa është trajneri i ri i Polonisë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:58
Sousa është trajneri i ri i Polonisë

Paulo Sousa është trajneri i ri i Polonisë. Zyrtarizimi u bë nga presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Boniek, në një konferencë shtypi. Trajneri portugez do të zëvendësojë Jerzy Brzeczek, i shkarkuar të hënën.

“Gjithmonë më ka pëlqyer karakteri i tij, ashpërsia e tij dhe marrëdhënia me lojtarët.

Të gjithë ata që i kam pyetur në lidhje me stërvitjen, disiplinën, marrëdhëniet, me thanë fjalë pozitive,” – tha Boniek gjatë konferencës për shtyp.

Paulo Sousa kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në futboll në Itali. Në fakt, ai ishte një nga pikat e referimit të Juventusit të madh të Marcelo Lippit, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në mes të viteve ’90. Gjithashtu kishte veshur fanellat e Parmës dhe Interit. Si trajner, ai udhëhoqi Fiorentinën nga qershori 2015 deri në qershor 2017.

“Jam i nderuar dhe krenar që jam trajner i ekipit kombëtar polak”, – ishin fjalët e para të ish-mesfushorit të Juventusit, Interit dhe Parmës. – “Falënderoj presidentin Zbigniew Boniek dhe të gjithë bordin e drejtorëve për zgjedhjen time për të marrë një sfidë të tillë të mrekullueshme.

Polonia është një vend i rëndësishëm i futbollit dhe unë jam i bindur që entuziazmi juaj do të na japë forcë, mbështetje dhe besim. Së bashku ne mund të luftojmë për të bërë mirë në Europian. Me mentalitetin, disiplinën, organizimin dhe qasjen e duhur, të gjithë së bashku dhe me mbështetjen e të gjithë kombit, ne do të jemi të fortë. Unë jam i sigurt se e gjithë Polonia do të jetë krenare për ekipin e saj kombëtar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat