Marselo dhe Isko tërbojnë tifozët e Realit me gjestet e tyre

Futboll

Marselo dhe Isko tërbojnë tifozët e Realit me gjestet e tyre

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:05
Marselo dhe Isko

Marselo dhe Isko kanë qenë prej kohësh në qendër të kritikave të tifozëve të Realit dhe të mediave spanjolle për ecurinë e tyre me skuadrën e Zidanit, por duket sikur me eliminimin nga Kupa e Mbretit e mbyllën aventurën e tyre me këtë skuadër.

Kamerat e “El Chiringuito”-s kanë kapur momentin kur dy lojtarët kanë shkëmbyer batuta dhe kanë qeshur me njëri-tjetrin në një situatë që, në fakt, nuk ishte aspak për humor dhe ekipi i Realit po rrëshqiste drejt greminës.

Ata të dy janë senatorët e këtij klubi dhe duhet që të merrnin përsipër fatet e skuadrës, por nuk ia dolën që të ndryshonin ndeshjen dhe dështuan si gjithë të tjerët.

Marselo gjithashtu ka akuzuar Viniciusin në momentin e golit të pësuar, por në fakt të gjithë ishin të papërqendruar në ato momente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat