Agim Ademi habit për djalin e tij, doja që ai të bëhet..

Futboll

Agim Ademi habit për djalin e tij, doja që ai të bëhet..

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:59
Agim Ademi habit për djalin e tij, doja që ai të bëhet..

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tregoi pak ditë më parë sesi djali i tij, reperi i njohur, Capital T la futbollin për t’u bërë këngëtar.

I ftuar në “Shiko Kush Luan”, Ademi u shpreh se ishte futbollist i mirë, por “braktisi” fushën e blertë për t’u bërë reper.

“Është shumë e çuditshme, ka qenë futbollist kur kemi ardhur nga Franca, aty zuri vendin e dytë dhe isha shumë krenar pasi djali po më bëhej futbollist dhe po kënaqesha, kur pas 2-3 ditësh më thotë që nuk dëshironte të luante futboll por të merrej me muzikë,” tha ai.

Dhe gjatë një interviste në “After Party”, Presidenti i FFK u shpreh se pavarësisht sa i suksesshëm është në muzikë i biri, do dëshironte që Trim Ademi të bëhej futbollist, duke shtuar se këngëtari është lojtar më i mirë se ai.

Teksa u pyet se çfarë dëshiron nga “Viti i Ri 2021”, Presidenti i FFK u shpreh: “Kualifikimin e Kosovës në Botëror!”

Futbollisti më i mirë shqiptar, sipas tij, është Fadil Vokrri ndërsa golin e parë nga Valon Berisha në ndeshjen me Anglinë e cilësoi si më të bukurin në historinë e Kosovës.

Futboll luan më mirë Capital T apo ju?
Besoj Trimi

Capital T do të doje të ishte futbollist apo reper si sot?
Është shumë mirë reper, do të kisha dëshirë të ishte futbollist.

Më mirë kur ishte futbollist apo tani që je administrator?
Më mirë tani.

“Viti i Ri 2021” dua të më gjejë me …
Me kualifikimin e Kosovës në Botëror

Futbollisti më i mirë shqiptar sipas teje?
Fadil Vokrri.

Skuadra ime e zemrës është …
Barcelona

Sipas meje goli më i bukur në historinë e Kosovës është nga …
Goli i parë nga Valon Berisha në ndeshjen me Anglinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat