Prishtina sfidon Dritën, kërkon Superkupën e 10-të

Futboll

Prishtina sfidon Dritën, kërkon Superkupën e 10-të

Nga: K.G. Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:30
Prishtina sfidon Dritën, kërkon Superkupën e 10-të

Prishtina dhe Drita nga Gjilani, kërkojnë trofeun e parë për edicionin e sivjetshëm përkatësisht vitin 2021.

Te dyja skuadrat pretendojnë se janë mirë të përgatitura dhe mezi presin që të zbarkojnë nesër (12.00) në fushën e lojës në Antalya të Turqisë.

Trajneri i fituesit të Kupës së Kosovës, FC Prishtina, Zekirija Ramadani, do të orvatet që me formacionin më të mirë t’i kundërvihet rivalit. N

ga ana tjetër, trajneri i kampionit Dritës, Ardian Nuhiu, e ka të qartë se sa do të jetë vështirë me bardhekaltrit. 

“Nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991, FC Prishtina ka fituar 9-të trofe të Superkupës.

Dy të para kishte fituara para luftës, si fitues i Kupës dy herë rresht, kishte mposhtur kampionët e Dukagjinit të Klinës më 1994 dhe Lirinë më 1995. Pas luftës bardhekaltrit kanë fituar edhe 7-herë tjera këtë trofe, duke filluar nga viti 2001 duke e mposhtur Dritën, 2004 Kosovën e Prishtinës, 2006 Besën, 2008 Vëllaznimin, 2009 Hysin, 2013 Prishtina kishte fituar "kurorën e dyfishtë" dhe 2016 Feronikelin”, shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat