Ky është stadiumi në Turqi, që luhet finalja e Superkupës së Kosovës

Futboll

Ky është stadiumi në Turqi, që luhet finalja e Superkupës së Kosovës

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:59
Ky është stadiumi në Turqi, që luhet finalja e Superkupës së Kosovës

Gjithçka gati për ndeshjen e Superkupës! 

Tashmë është gjithçka gati për ndeshjen e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Për herë të parë organizimi i ndeshjes së Superkupës do të bëhet jashtë vendit, më saktësisht në Antalia, në qendrën sportive Mardan.

Klubet janë të obliguara t’i përmbahen masave antiCovid-19, që janë të caktuara me ligjet e autoriteteve turke, por sa i përket testit për koronavirus ekipeve do t’u vlejë testi me të cilin kanë hyrë në Turqi.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën (më 23 janar) në orën 14:00, sipas kohës lokale në Turqi (në ora 12 sipas kohës sonë) e ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat