Nagelsmann i kundërpërgjigjet Rummenigges për Upamecanon

Futboll

Nagelsmann i kundërpërgjigjet Rummenigges për Upamecanon

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:58
Julian Nagelsmann

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit ekzekutiv të Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge.

Rummenigge kishte konfirmuar më parë se “Bavarezët” janë të interesuar për Upamecano, pas largimit të David Alaba i cili thuhet se është pranë Real Madrid.

Por, Nagelsmann nuk i ka pritur këto deklarata në mënyrën më të mirë, ai u shpreh i indinjuar nga komentet e Bayernit.

“Nëse donin të na bënin mua ose klubin të shqetësuar, nuk ja kanë dalur. Mendoj se kjo është mënyrë që të hyjnë në lojë ata dhe të shqetësojnë klubet tjera”, tha ai.

“Mendoj që nëse do të ishte e kundërta, ata nuk do ta pëlqenin këtë. Në princip, është mirë nëse dëshiron të shqetësosh dikë, por në këtë rast ne nuk shqetësohemi”, shtoi ai.

“Ne e dimë situatën e kontratës së Upas, jemi të qetë por kështu është futbolli. Ai është një person që i thith gjërat e mira dhe përmirësohet çdo ditë e më shumë”, përfundoi Julian Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat