Arbëria fiton bindshëm miqësoren ndaj ekipit rus

Futboll

Arbëria fiton bindshëm miqësoren ndaj ekipit rus

Nga: K.G. Më: 22 janar 2021 Në ora: 20:04
Arbëria fiton bindshëm miqësoren ndaj ekipit rus

Trajneri i Arbërisë nga Dobraja e Madhe, Arbnor Morina, po e përgatitë ekipin në çdo aspekt, që të janë gati për sfidat e pjesës së dytë të kampionatit.

Anëtari i Superligës së Kosovës, sot zhvilloi miqësore me ekipin rus, Lokomotiv B dhe e fitoi bindshëm me rezultat 5:0. Siç ka bërë të ditur klubi nga Dobraja e Madhe, vazhdon kampi stërvitor në Antalia të Turqisë. 

“Sot klubi ynë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese miqësore ka fituar me rezultat 5:0 kundër FC Lokomotiv B Club të Rusisë. 

Golashënuesit janë: Almir Kryeziu dy gola, Lika Gresild 1, Kreshnik Bahtiri 1, Çlirim Kashtanjeva 1”, - njofton KF Arbëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat