Bekim Balaj ndëshkohet me të kuq pas vetëm 4 minutave

Futboll

Bekim Balaj ndëshkohet me të kuq pas vetëm 4 minutave

Më: 22 janar 2021 Në ora: 23:11
Bekim Balaj

Një mbrëmje për t’u harruar për Bekim Balajn. Skuadra e Sturm Grazu mund nga Rapidi i Vienës me rezultatin e thellë 4-1, ndërsa sulmuesi shqiptar nuk ia doli të jepte kontributin e tij për skuadrën.

Në momentin kur takimi ishte në shifrat 3-1 për kundërshtarët, trajneri hedh në fushë lojtarin e Kombëtares kuqezi për të synuar golin.

Por Balaj hyri në fushë për të dalë sërish jashtë saj, teksa do të ndëshkohej me karton të kuq pas vetëm 4 minutave lojë.

Sulmuesi nga Shkodra aktivizohet në minutën e 66, ndërsa në të 70-n kryen një ndërhyrje të parregullt pa top, duke rrëzuar rivalin përtokë në momentin kur Sturm Graz ishte duke ekzekutuar një goditje dënimi. Kjo nuk është falur nga gjyqtari i takimit, i cili menjëherë nxjerr nga xhepi i tij kartonin e kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat