Deri tani ka fituar gjithçka me Realin

Futboll

Deri tani ka fituar gjithçka me Realin

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:29
Deri tani ka fituar gjithçka me Realin

Shumë ndryshime pritet të ndodhin në mbrojtjen e Real Madrid. Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës, rinovimi nuk po vjen dhe zërat e largimit të kapitenit në fund të sezonit po shtohen nga dita në ditë.

Por jo vetëm Ramos. Një tjetër shtyllë e repartit të prapavojës është drejt largimit nga “Santiago Bernabeu”. Ai është Raphaël Varane. Mbrojtësi francez është pjesë e kampionëve të Spanjës prej vitit 2011.

Deri tani ka fituar gjithçka me Realin, teksa Sport.es raporton se 27-vjeçari, i cili ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2022, dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierë. Francezi mendon se ka ardhur momenti të largohet nga Reali.

Lojtari ia ka bërë të qartë drejtuesve vendimin e tij, teksa këta të fundit janë të detyruar ta shesin në fund të këtij sezoni për të mos e humbur me parametra zero në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat