Lajm i hidhur nga Shqipëria

Futboll

Lajm i hidhur nga Shqipëria

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:52
Ali Bushati

Lajm i hidhur nga Shqipëria! Legjenda e volejbollit shkodran dhe shqiptar, Ali Bushati është ndarë nga jeta ,mëngjesin e sotëm në moshën 78-vjeçare.

Prej më shumë se një muaji, Bushti vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ditën e sotme i mori jetën.

I lindur më 24 tetor 1942, Ali Bushati la gjurmë në volejboll, ku zhvilloi 25 ndeshje me ekipin kombëtar, teksa për 7 vite ka qenë pjesë e Vllaznisë si trajner dhe lojtar.

Ai do të mbetet në mendjen e të gjithë shkodranëve për arritjet me Vllazninë e volejbollit, teksa ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat