Ndreu: Vllaznia është e fortë

Futboll

Ndreu: Vllaznia është e fortë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:58
Ndreu: Vllaznia është e fortë

Kastrioti nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe këtë fundjavë do të udhërojë drejt Shkodrës, për t’u përballur me Vllazninë kryesuese, ndërsa trajneri Ndreu pranon vështirësitë e ndeshjes, por shfaqet optimist për një rezultat pozitiv.

“Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, që po bën shumë mirë këtë sezon, por jam i bindur që nëse japim maksimumin, mund të marrim pikë në Shkodër. Ndeshjet e fundit kemi bërë shumë mirë dhe kjo më jep optimizëm, por na duhen pikë dhe shpresoj t’i marrim duke nisur nga nesër në Shkodër”, tha Ndreu.

Tekniku krutan pranoi se do të ketë sërish mungesa edhe për sfidën e nesërme, ndërsa për merkaton e janarit tha se klubi po vuan shumë të gjejë futbollistët e duhur.

“Janë rikuperuar disa futbollistë, por sapo kanë nisur stërvitjen dhe nuk do t’i kemi gati për nesër, pasi duam të mos i rrezikojmë. Sa i përket merkatos, është pak e vështirë të marrësh lojtarët e duhur në janar, pasi duhet paguar për prishjen e kontratës dhe ne nuk e kemi këtë luks. Po punojmë në disa drejtime dhe shpresoj të përforcohemi deri në fund”, tha Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat