Berisha nën vështrim për të mbërritur në Serie A

Futboll

Berisha nën vështrim për të mbërritur në Serie A

Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:20
Berisha nën vështrim për të mbërritur në Serie A

Etrit Berisha është aktualisht si pjesë e SPAL në Serinë B, teksa shpërthimi i pandemisë i prishi jo pak punë për të lëvizur në një tjetër skuadër dhe për të mbetur në Serinë A.

Sigurisht që për skuadrën e SPAL, portieri i Kombëtares Shqiptare është luks. Gjithmonë e ka treguar diferencën e tij në ligën e dytë italiane, duke u kthyer në shpëtimtar. Madje edhe në Kupën e Italisë do të vinte një performancë e mirë kundër Sasuolos, duke i dhënë SPAL mundësinë që të eliminoi ekipin e Serisë A dhe për të gjetur Juventusin.

Në mediat italiane raportohet se është Bolonja që po e vëzhgon me kujdes Berishën.

Portierit shqiptar do t’i ofrohej vendi i titullarit nëse do të ndodhte ky kalim, por ka ende mos marrëveshje mes dy klubeve për të mbyllur negociatat pasi SPAL kërkon shitjen e plotë, ndërsa Bolonja kërkon fillimisht huazimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat