Werderi demolon Hertha-n në Berlin, Rashica 39 minuta

Futboll

Werderi demolon Hertha-n në Berlin, Rashica 39 minuta

Nga: K.Goca Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:27
Werderi demolon Hertha-n në Berlin, Rashica 39 minuta

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u aktivizua nga minuta e 51-të apo u paraqit në fushë gjithsej 39 minuta në fanellën e Werderit, e cila si mysafirë triumfon me rezultat 4:1 në Berlin kundër Hertha-s.

Për Werderin shënuan Selke (10'), Toprak (29'), Bittencourt (57') e Sergent (77') dhe për Hertha-n Cordoba (45+2').

Në minutën e 20-të, Cunha i Hertha-s, nuk ka qenë i saktë nga penalltia.

Pas javës së 18-të në Bundesliga I, Werderi renditet në vend të 12-të me 21 pikë, ndërsa Hertha në të 14-tën me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat