Koeman nuk dorëzohet: Barcelonës i duhen blerje për të pasur sukses

Futboll

Koeman nuk dorëzohet: Barcelonës i duhen blerje për të pasur sukses

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:52
Ronald Koeman

Ronald Koeman ka thënë sërish që Barcelona duhet të blejë në këtë afat kalimtar nëse dëshirojnë të përmirësohet, por nuk është i sigurt se do t’i jepen fonde për të forcuar skuadrën.

Barcelona ka mbetur pas Atletico Madridit në La Liga, pasi e nisi keq këtë edicion.

Ata janë përmirësuar në javët e fundit, kur morën tre fitore radhazi në kampionat.

Ato fitore ndaj Huescas, Athletic Bilbaos dhe Granadas nuk mund të fshehin faktin se skuadra e Koeman ka nevojë për lojtarë.

“Pozicioni im është i njohur: ne kemi mungesë lojtarësh, por situata ekonomike e klubit po ndikon”.

“Unë mendoj se të gjithë këtu mendojmë njësoj. Nëse askush nuk vjen, unë e pranoj dhe vazhdojmë të njëjtën gjë, por nëse duam më shumë, duhet të nënshkruajmë”, ka thënë Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat