Rodgers po shihet si pasues i Frank Lampard

Futboll

Rodgers po shihet si pasues i Frank Lampard

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:52
Rodgers po shihet si pasues i Frank Lampard

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers po shihet si pasues i Frank Lampard në stolin e Chelseat.

Lampard shihej si një trajner me të ardhme të madhe në Stamford Bridge, pasi kishte fituar çdo trofe si lojtar.

Megjithatë, viti i tij i dytë me Blutë ka shpërfaq mungesën e përvojës dhe kjo ka bërë që ekipi i tij të ketë mungesë rezultatesh.

Kjo ka bërë që karrigia e trajnerit anglez të lëkundet dhe tashmë shumë emra po përfolën si pasues të tij.

Sipas mediumit The Mirror, Chelsea po konsideron Rodgersin si një zëvendësues të mundshëm në stol për Lampardin.

Rodgers e ka drejtuar Leicester Cityn në vendin e tretë në Ligën Premier, ndërsa Blutë zënë vendin e nëntë aktualisht nën urdhrat e ish-mesfushorit të tyre..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat