Milanit  i mohohet një gol thuajse i sigurt

Futboll

Milanit  i mohohet një gol thuajse i sigurt

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:04
Milanit  i mohohet një gol thuajse i sigurt

Atalanta konfirmoi ditën e djeshëm edhe njëherë se është macja e zezë e Milanit duke i mposhtur kuqezinjtë 3-0 në “San Siro”, në një ndeshje të dominuar nga zikaltrit nga fillimi deri në fund.

Megjithatë edhe kjo ndeshje kishte disa raste të diskutueshme, për moviolë. Sipas “Calciomercato”, në minutën e 53’, arbitri Mariano akordon penallti për Iliçiç, pasi ky i fundit mori një goditje me bërryl nga Kesi. Duke iu referuar rregullores, vendim i drejtë ky i arbitrit.

Megjithatë mungon një karton i verdhë për Hatebur, para penalltisë, për ndërhyrje të ashpër ndaj Kalulu, i cili u largua nga loja me barelë pas asaj përplasje.

Një gabim i rëndë në minutën e 45’ nga arbitri, kur pas një dueli në ajër mes Golinit dhe Ibrës, portieri i Atalantës, humb kontrollin e topit dhe në zotërimin e tij vihet suedezi, i cili shfaqet me portë bosh dhe ishte një gol thuajse i sigurt, por arbitri ndalon lojën, për goditje dënimi ndaj portierit. Vendim i gabuar ky i arbitrit, pasi sulmuesi i Milanit nuk e prek fare portierin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat