Nuk mjafton 2 ose 3 ndeshje të mira

Futboll

Nuk mjafton 2 ose 3 ndeshje të mira

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:34
Nuk mjafton 2 ose 3 ndeshje të mira

"Nuk mjafton 2 ose 3 ndeshje të mira për të qenë në maksimum”, ka thënë Edinson Cavani. Sulmuesi i Manchester United ka dhënë mendimin e tij mbi rëndësisnë e ekperiencës në futbollin modern veçanërisht për sa i takon rolit të sulmuesit.

Në një intervistë të dhënë për United Review, El Matador ka zbuluar disa sekrete “të të qenit sulmues”.

“Kam besuar gjithmonë se pjekuria ishte e rëndësishme në çdo fushë të jetës, sepse të ndihmon t’i zgjidhësh më shumë problemet”, ka shpjeguar Cavani.

“Me kalimin e viteve, fillon të kesh më shumë eksperiencë dhe besim. Ka shumë të rinj të talentuar, por unë besoj se nuk mjafton të bësh vetëm 2-3 ndeshje të mira”.

“Duhet vazhdimësi dhe përkushtim për t’u bërë me të vërtetë i fortë dhe për të qenë në majë. Ndoshta në një, dy, tre ose katër vite mund të përftohet pjekuria e duhur që do të lejojë të arrish nivelin e kërkuar për të luftuar me të vërtetë”.

“A mund të shpjegohen lëvizjet e mia instinktive? Nuk e di. Sigurisht, siç thashë, bëhet fjalë për instinkt. Janë gjëra që i mëson duke luajtur. Gjëja e parë që të vjen në mendje si sulmues është se duhet të jesh një hap përpara mbrojtësit që të mbulon”.

“Këtë mund ta bësh vetëm me intuitë. Ka sulmues që mund edhe të shënojnë nga vendi, por ka edhe nga ata që lëvizin dhe kërkojnë topin, e dinë se ku do të përfundojë. Ja, ky është instinkti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat