Pinte 4 paketa me cigare në ditë

Futboll

Pinte 4 paketa me cigare në ditë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:22
Pinte 4 paketa me cigare në ditë

Ish-mbrojtësi i Juventus, Armand Traore, është rrëfyer për talkSport dhe ka zbuluar disa të veçanta nga eksperienca e tij te bardhezinjtë në sezonin 2010/11 që kanë lidhje me Claudio Marchisio, ish-flamur i Zonjës së Vjetër.

“Kam shkuar tek Juventus kur isha 20 vjeç pas 5 vitesh të kaluar në Angli”, ka shpjeguar Traore. “Kur jam paraqitur mëngjesin e parë për stërvitjen kam menduar ‘ku janë të gjithë lojtarët?’. Nuk kishte asnjë në dhomat e zhveshjes, asnjë në palestër, vetëm disa lojtarë në sallën e trajtimit”.

Përgjigja është e papritur: “Ishin të gjithë në dush, hanin mëngjes, pinin cigare dhe kafe. Kam mbetur i befasuar nga fakti që pinin një shishe verë mbrëmjen para ndeshjes. Kjo është një nga gjërat që ma kanë tronditur”.

“Ai që më ka befasuar më shumë është Marchisio. Pinte katër paketa cigare në ditë, por nuk kam parë asnjë që të vrapojë si ai”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat