Muslija realizon për fitoren e thellë të Hannoverit

Futboll

Muslija realizon për fitoren e thellë të Hannoverit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:32
Muslija realizon për fitoren e thellë të Hannoverit

Skuadra e Hanoverit ka shënuar fitore të thellë në udhëtim me rezultat 5:2 ndaj Nurnberg-ut, në takimin e javës së 17-të të Bundesliga II.

Futbollisti Florent Muslija futet në lojë në minutën e 65-të, ndërsa realizon në minutën e 72-të për 1:4. 

Muslija realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Për Hannoverin realizuan Dusksch (19'-nga penalltia), Hubers (24'), Haraguchi (58'), Muslija (72') dhe Twumasi (86').

Schaffler në miutën e 35-të dhe Geis (90+5’) realizuan për vendasit.   

Valmir Sulejmani luajti deri në minutën e 65-të, po në këtë minutë futet në Muslija për Hannoverin.

Hannoveri është në vend të gjashtë me 26 pikë, ndërsa Nurnberg i 12-ti me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat