A&N fiton edhe një miqësore tjetër

Futboll

A&N fiton edhe një miqësore tjetër

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:25
A&N fiton edhe një miqësore tjetër

Miqësoret nuk po luhen vetëm jashtë vendit, por edhe në Kosovë.

Sot, në Korishë të Prizrenit është luajtur edhe një tjetër duel përgatitore nga A&N, shkruan Olle.

Këtë herë prizrenasit luajtën përballë skuadrës tjetër që bënë gara në Ligën e Parë, por ata në Grupin B dhe jo në atë A ku ndodhet A&N, Dardanën e Kamenicës.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar 3-0.

Golat për ekipin prizrenas i realizuan Leotrim Gashi, Stefan Kocev dhe Liburn Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat