Klopp piketon zëvendësuesin e Van Dijk

Futboll

Klopp piketon zëvendësuesin e Van Dijk

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:40
Klopp piketon zëvendësuesin e Van Dijk

Trajneri Jurgen Klopp është shumë i zhgënjyer nga ekipi i tij. Tekniku gjerman dëshiron që të ketë në skuadër një mbrojtës, pasi mungesa e Virgil van Dijk po ndihet shumë.

Fabinho dhe Matip po bëjnë shumë mirë, por nuk mund të zëvendësojnë liderin e ekipit. Emri i ri që ka dalë në skenë është ai i Dayot Upamecano.

Lojtari mbetet një nga emrat më të kërkuar në treg.

22-vjeçari po mendon për të ardhmen e tij dhe nuk dëshiron që të vazhdojë me Leipzig. Ai synon të bëjë hapin e madh në karrierë dhe e tundon ideja e kalimit te Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat