McKennie shpjegon festimin e pazakontë

Futboll

McKennie shpjegon festimin e pazakontë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:44
McKennie shpjegon festimin e pazakontë

Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie, shënoi golin e katërt sezonal për kampionin italian në ndeshjen e të dielës ndaj Bolognas.

Futbollisti amerikan realizoi me kokë në zonë pas një harkimi të Juan Cuadrados nga këndi.

Shumëkush në rrjetet sociale kishte pyetur për kuptimin e mënyrës së tij të festimit pas realizimit të golit dhe ai e ka shpjeguar.

“Unë jam një fans i madh i Harry Potterit, kam një tatuazh në dorën time, prandaj ishte një formulë magjike”, ka deklaruar 22-vjeçari për DAZN.

McKennie i është bashkuar Juventusit në formë huazimi nga Schalke me opsionin e blerjes në fund të sezonit, kur pritet që Zonja e Vjetër të paguajë 18 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat