Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Allegrit

Futboll

Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Allegrit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:49
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri dhe Roma raportohet se tashmë kanë lidhur një kurorëzim në një kontratë rreth pesë milionë euro në sezon.

Giallorrossët po i ndajnë rrugët me Paulo Fonsecan dhe tashmë kanë një akord me ish-strazegun e Juventusit.

Allegri njihet si një trajner që luan lojë sulmuese dhe sipas asaj që raporton Calciomercato, ai ishte kontaktuar nga Chelsea dhe Napoli.

Mirëpo, trajneri italian i ka kthyer mbrapa që të dyja klubet, duke u thënë se ai tashmë ka një marrëveshje me Romën.

Mediumi italian raporton se Allegri brenda disa ditësh do të jetë trajner i Romës, me Fonsecan që do t’i lirojë rrugën.

Në anën tjetër, Chelsea po i siguron shërbimet e Thomas Tuchellit që është i papunë, që nga shkarkimi nga Paris Saint-Germain.

Napoli po tenton që të rikthejë Maurizio Sarrin, pasi tashmë kanë humbur besimin në Gennaro Gattuson. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat