Rodgers kritikon ashpër Chelsea rreth shkarkimit të Lampardit

Futboll

Rodgers kritikon ashpër Chelsea rreth shkarkimit të Lampardit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 23:27
Brendan Rodgers dhe

Brendan Rodgers ka kritikuar Chelsea për atë se nuk i ka dhënë kohë Frank Lampardit para se të shkarkohej.

Trajneri anglez u shkarkua këtë të hënë (25 janar), pas rezultateve të dobëta në Ligën Premier.

Ish-trajneri i Derby Countyt po ashtu thuhet se kishte acaruar raportet me drejtoreshën e klubit, Marina Granovskaia, që e mbajti një takim me Lampardin këtë të hënë.

Pas gjysmë ore bisedime, u mësua se anglezi është shkarkuar, me Rodgers që ka kritikuar këtë qasje të Chelseat ndaj trajnerëve.

“Jam me të vërtetë i pikëlluar për Lampardin, e di se sa shumë kuptim ka për të klubi”, ka thënë trajneri i Leicesterit.

“Fatkeqësisht atij nuk i është dhënë kohë. Unë vërtetë ndjejë pikëllim për të, ai po ashtu bëri gjëra të mëdha sikurse ishte lojtar”.

“Ai bëri një punë të madhe sezonin e kaluar dhe ju nuk mund ta mohoni atë gjë”, ka shtuar më tej Rodgers.

Lampardin pritet që brenda këtyre ditëve ta zëvendësojë Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat