Simeone flet për debutimin e mundshëm të Dembeles

Futboll

Simeone flet për debutimin e mundshëm të Dembeles

Më: 25 janar 2021 Në ora: 23:45
Moussa Dembele

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se transferimi më i ri Moussa Dembele do bëjë debutimin para janarit.

Francezi iu bashkua liderit momental të La Liga-s në huazim për gjashtë muaj nga Lyoni.

Sidoqoftë, Simeone nuk i dha shansin për debutim ndaj Valencias, kurse konfirmoi se lojtari është gati për debutim.

“Dembele nuk luajti sepse nuk u ndjeva se ishte koha e duhur për të kundër Valencias”.

“Është stërvitur mirë dhe së shpejti do ta këtë shansin. Luis Suarez zhvilloi ndeshje të mirë dhe nuk kishte arsye ta largoja”, tha ai.

Në ndeshjen e radhës, Atletico përballet me Cadizin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat