Argjentinasi i PSG-së “telefonon” Messin, shpërthen Laporta

Futboll

Argjentinasi i PSG-së “telefonon” Messin, shpërthen Laporta

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:03
Argjentinasi i PSG-së “telefonon” Messin, shpërthen Laporta

Ka nisur një luftë e ftohtë mes PSG-së dhe Barcelonës për sulmuesin argjentinas Lionel Mesi. Pak ditë më parë ishte drejtori sportiv Leonardo, i cili e pranoi interesimin për “Pleshtin”, ndërsa këtë herë është mesfushori argjentinas Paredes.

“Gjithçka varet nga Leo Mesi. Nuk e di nëse ai do të pranojë të transferohet te Parisi, por klubi po bën gjithçka për ta bindur. Shpresoj që të vijë sepse do të ishte diçka e jashtëzakonshme për mua. Të stërvitesh nga një trajner argjentinas dhe të luash përkrah Mesit në të njëjtën skuadër është bukur. Shpresoj që ta bëj realitet”, ka thënë mesfushori Paredes.

LAPORTA – Deklaratat nga Parisi duket se e kanë shqetësuar kandidatin për president të Barcelonës, Joan Laporta. Ky i fundit ka thënë se PSG-ja ka bilanc negativ dhe nuk mund të bëjë transferime të tilla kaq të shtrenjta. “Kam lexuar gjatë këtyre ditëve që PSG-ja ka pasur shumë humbje ekonomike, por kërkon edhe Leo Mesin.

Unë do të kërkoja që gjithçka të jetë sipas rregullave. PSG-ja po tenton që të destabilizojë skuadrën e Barcelonës dhe këtë nuk mund ta pranoj. Duhet të jemi të qetë dhe të punojmë”, ka thënë Laporta.

Më tej ai foli edhe për ecurinë e Realit të Madridit. “Unë kam thënë gjithmonë që kur isha president i Barcelonës, Reali nuk fitoi asnjë Champions. Shpresoj që të rikthehem sërish dhe ta bëj realitet diçka të tillë. Por, të shohim. Fillimisht duhet të zhvillohen zgjedhjet dhe pastaj fituesi të vazhdojë me projektin e tij për të mirën e Barcelonës. Kjo është më e rëndësishmja sepse klubi po kalon vështirësi të mëdha në të gjithë aspektet”, ka thënë Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat