PSG i ofron Ramosit kontratë trevjeçare

Futboll

PSG i ofron Ramosit kontratë trevjeçare

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:28
PSG i ofron Ramosit kontratë trevjeçare

Kampionët e Francës janë të etur ta transferojnë kapitenin e Real Mardidit gjatë këtij afati kalimtar.

PSG-ja i ka ofruar Sergio Ramosit kontratë trivjeçare me një pagë vjetore prej 15 milion euro.

Real Madridi i ka ofruar spanjollit 34-vjeçar vetëm kontratë dyvjeçare gjë të cilën ende nuk e ka pranuar qendërmbrojtësi.

Ramos me madrilenët ka kontratë deri në verën e këtij viti, ndërsa aktualisht është i lënduar.

Ai këtë edicion ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat