Milani huazon sulmuesin e talentuar!

Futboll

Milani huazon sulmuesin e talentuar!

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:13
Milani huazon sulmuesin e talentuar!

Një sulmues që vjen dhe një tjetër që largohet nga Milani.

Talenti kuqezi Lorenzo Colombo ka ndërruar skuadër në këtë merkato të janarit. Sulmuesi nuk po arrinte të gjente hapësira me kuqezinjtë dhe për këtë arsye drejtuesit vendosën ta huazojnë në Serinë B, për të fituar më shumë eksperiencë.

Më afrimin e Mario Mandzukic, ishte e pamundur që Colombo të gjente hapësira në skuadër dhe për këtë arsye, vendimi më i mirë dukej largimi. 18-vjeçari do të qëndrojë te Cremonese deri në fund të sezonit dhe më pas do të rikthehet te skuadra kuqezi, me shpresën se do ketë fituar eksperiencën e nevojshme dhe mund të ketë më shumë hapësira.

Colombo u aktivizua në 9 ndeshje me Milanin në këtë sezon mes kampionatit dhe Europa League në 3 si titullar dhe 6 si zëvendësues duke shënuar dhe 1 gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat